VIDEO/ Kualifikim me pasoja. Skënderbeu siguron gjysmëfinalen, por humb Jashanicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 18:19

VIDEO/ Kualifikim me pasoja. Skënderbeu siguron gjysmëfinalen, por humb Jashanicën

Skënderbeu fitoi bindshëm edhe sfidën e kthimit ndaj Teutës, edhe pse më shumë luhej për formalitet. Nisja e takimit ishte e vakët, por korçarët arritën të zhbllokoheshin vetëm në sekondat e fundit të pjesës së parë, gjë që i bëri të shkonin të qetë në dhomat e zhveshjes.

Më pas, në të dytën erdhi edhe zhbllokimi për Ali Souen, që kishte më shumë se dy muaj pa shënuar një gol. Sulmuesi nga Mali shënoi dy herë, dhe i siguroi kështu Skënderbeut gjysmëfinalen e Kupës. Por, edhe pse gjithçka ishte hipotekuar, në minutat e fundit ishte Jashanica ai që u dëmtua në gju, dhe mesa duket do të mungojë gjatë për korçarët.

 

soue

 

Skënderbeu – Teuta 3-0 (2-0)

Gol: Lilaj 45+1′, Soue 60′, 70′

 

KOMENTI 

Mbyllet sfida. Skënderbeu – Teuta 3-0

90’ 2 minuta shtesë.

jashanica

89’ Dëmtohet Jashanica. Mbrojtësi mendohet se ka nxjerrë kupën e gjurit në momentet e fundit të lojës

87’ Gripshi ka një shans mjaft të mirë të shënojë edhe golin e katërt, por Kastrati ndal ish-sulmuesin durrsak.

84’ Lajthia godet pas një depërtimi në zonë, por Teqja bën detyrën.

71’ Në fushë Gripshi, largohet Xhejms.

souee

70’ GOOOL Soue. Një krosim nga e djathta e Jashanicës, shfrytëzohet mjaft mirë nga sulmuesi nga Mali.

66’ Përsëri Soue në zonë, në dy tentativa. Të parën e ndal portieri, ndërsa topin e rikthyer përsëri në këmbët e tij, sulmuesi e përplas tek shtylla dhe më pas del jashtë.

64’ Soue del përsëri vetëm në zonën e Teutës, por gabon në goditjen finale.

63′ Largohet Bruno Dita. Në vendin e tij futet Jashanica.

 

soue

60’ GOOOOL Soue. Kombinim i bukur mes Xhejms dhe sulmuesit Soue. Ky i fundit del vetëm me Kastratin, dhe nuk fal nga pranë portës.

60’ Zëvendësimi i parë tek Skënderbeu. Largohet Gavazaj, në vendin e tij Saiti.

59’ Çyrbja godet nga shumë larg portës, por Teqja në krye të detyrës.

50’ Vila provon nga e majta e zonës durrsake, por topi shkon jashtë.

46’ Begeja e nis menjëherë me zëvendësim. Del Bilali, në fushë Silvester Shkalla. Gjithashtu, edhe portieri Moçka ka lënë fushën e lojës për Kastratin.

46’ Nis pjesa e dytë në Korçë.

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu – Teuta 1-0

lilaj

46’ GOOOL Lilaj në sekondat e fundit, lëshon një të djathtë në hyrje të zonës, pas një aksioni të shpejtë të korçarëve, me Moçkën që mbeti i shtangur pas goditjes.

45’ 1 minutë shtesë.

44’ Gavazaj provon, por Moçka përsëri në krye të detyrës.

39’ Bilali merr kartonin e parë të verdhë të sfidës, për një prekje të topit me dorë.

33’ Shtylla ndal Emiljano Vilën, pas një goditje të fortë nga jashtë zone, por topi përplaset në traun e djathtë të portës së mbrojtur nga Moçka.

24’ Gavazaj me një top të gjatë, kroson drejt majës së sulmit, por Moçka neutralizon.

20’ Dita hedh një top në zonë, por Soue nuk arrin dot ta devijojë drejt portës.

15’ Lilaj godet nga hyrja e zonës, dhe topi që po shkonte drejt portës, devijohet nga mbrojtja e Teutës.

8’ Portieri Teqja në një moment të vështirë, dhe Latif i rrëmben topin, por mbrojtësit korccarë rregullojnë gabimin e portierit.

4’ Gavazaj provon në minutat e para të takimit, nga jashtë zone, por gjuajtja e tij lë për të dëshiruar.

1’ Nis takimi në Korçë.

 

FORMACIONET

Skënderbeu: Teqja; Dita, Radas, Aliti, Mici; Lilaj, Vila, Muzaka; Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Daja

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, Hrkac, Bilali, Alhasan, Çyrbja, Hakaj, Hila, Mustafov, Lajthia, Latif. Trajner: Begeja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"