VIDEO/ Kualifikim historik, Drita e Gjilanit në turin e tretë të Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 21:57

VIDEO/ Kualifikim historik, Drita e Gjilanit në turin e tretë të Ligës së Europës

Kualifikim historik i kampionëve të Kosovës, Drita e Gjilanit e sheh veten në turin e tretë të Ligës së Europës, teksa mposhti në raundin e dytë maqedonasit e Sileks me rezultatin e pastër 0-2.

Drita-1-696x522 (1)

Gerbeshi në minutën e 48-të dhe Limani në të 80-tën, ishin autorët e golave për skuadrën bardhekaltër, të drejtuar nga trajneri Nuhiji.

Kujtojmë që Drita në raundin paraeliminator të Champions-it, fitoi 2-1 ndaj Inter Escaldes, ndërkohë që humbi në tavolinë në raundin e parë të Champions-it ndaj Linfield, për shkak të rasteve pozitive me COVID.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"