VIDEO/ “Ku je Mejuedhër?”, Khabib “provokon” boksierin amerikan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 21:35

VIDEO/ “Ku je Mejuedhër?”, Khabib “provokon” boksierin amerikan

Kampioni i peshave të lehtë të UFC-së, Khabib Nurmagomendov ka qenë së fundmi pjesë e mediave për gati 1 muaj që kur ai arriti të mposhtte me meritë irlandezin Mek Gregor.

Khabib-750x430

Luftëtari çeçen, që përfaqëson ngjyrat e Rusisë, pas duelit me Mek Gregorin sfidoi boksierin amerikan, Fllojd Mejuedhër në një ndeshje boksi. Përfaqësuesit e të dy palëve tashmë janë duke biseduar për të arritur një marrëveshje për zhvillimin e duelit i cili do të sillte shumë të ardhura.

khabib mejuether

Ndërsa së fundmi në një postim në rrjetin social “Instagram” ka qenë Khabib ai i cili ka “provokuar” kundërshtarin duke postuar një video të Mejuedhërit teksa hyn në një kafaz të UFC-së dhe shkruan: “Ku je Fllojd Mejuedhër?”

 


View this post on Instagram

Where are you? @floydmayweather #27vs50

A post shared by Khabib Nurmagomedov (@khabib_nurmagomedov) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"