VIDEO/ Kthimi në shtëpi, Ronaldo: Nuk jam këtu për pushime!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 19:30

VIDEO/ Kthimi në shtëpi, Ronaldo: Nuk jam këtu për pushime!

Kristiano Ronaldo është rikthyer për të luajtur me Mançester Junajtid që pas largimit të tij në vitin 2009 nga ‘’djajtë’’.

ronaldo

Së fundmi, Ronaldo ka dhënë një intervistë për faqen e Mançester Junajtid ku është shprehur se ‘’nuk është në Mançester për pushim’’.

“Unë nuk jam këtu për pushime. Më parë ishte mirë, duke fituar tituj të rëndësishëm ku kam mbajtur veshur fanellën për vite me radhë, por unë jam këtu për të fituar përsëri.

Unë jam i aftë ta bëj këtë së bashku me shokët e skuadrës.  Është një shans i mirë për mua, për tifozët, për klubin, për të bërë një hap përpara. Unë jam gati dhe mendoj se do të jem një gjë e madhe në tre ose katër vitet e ardhshme”.

Gjithashtu në rrjetet sociale u shpërnda me shpejtësi dhe videoja ku Ronaldo rikthehet në  ‘Old Traford’ duke u bërë menjëherë virale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"