VIDEO / Kthimi i Agollit nuk i mjafton Karabakut, Roma fiton pas 2520 ditësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 20:32

VIDEO / Kthimi i Agollit nuk i mjafton Karabakut, Roma fiton pas 2520 ditësh

Ansi Agolli është kthyer sot në fushën e lojës, pas mungesës prej rreth një muaji që pas dëmtimit me Kombëtaren kundër Maqedonisë. Por edhe kjo nuk i ka mjaftuar Karabakut që të marrë pikët e para në Ligën e Kampioneve.

roma

Skuadra azerbajxhanase është mundur në shtëpi me rezultatin 2-1 nga Roma, pas një fillimi shumë të vrullshëm të ekipit italian që shënoi dy gola të shpejtë brenda 15 minutave të para me Manolas e Xheko. Një gafë e Gonalons i dha mundësinë Pedro Henrike që të shkurtonte diferencën, por më pas, vendasit nuk arritën të krijonin shumë probleme para Alison.

Ata iu afruan barazimit vetëm në minutën e parë shtesë, kur një harkim i Agollit nuk u kthe në rrjetë nga Ndlovu, duke dëshpëruar tifozerinë vendase që nuk iu gëzua dot një pike në këtë duel. Si rrjedhojë, Roma gjeti një fitore në transfertë në Ligën e Kampioneve për herë të parë pas 2520 ditësh, sepse nuk fitonte jashtë fushë në këtë turne që nga nëntori i vitit 2010.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"