VIDEO / Kthehet “përbindëshi” Haland, Dortmundi i merr vendin e parë Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 17:55

VIDEO / Kthehet “përbindëshi” Haland, Dortmundi i merr vendin e parë Bajernit

Kthimi i Erling Haland në fushë për Borusia Dortmund duket se i ka dhënë përsëri frymëmarrje kampionatit gjerman pasi skuadra e marko Rose sot i ka rrëmbyer vendin e parë në klasifikim Bajern Mynihut.

haland

Sulmuesi norvegjez mungonte prej 3 javësh në radhët e skuadrës së tij, por sot ka treguar se është kthyer përsëri në formë të shkëlqyer. Në ndeshjen ndaj Mainz, Rojs i dha avantazhin Borusias që në minutën e 3-të, ndërsa Haland gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e dytë me penallti. Goli i Burkard në fund të sfidës la të mendohej se miqtë mund të bënin surprizë, por ishte përsëri Haland i cili në fund shënoi golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

Kështu, Borusia kapërcen përkohësisht Bajern Mynihun në kreun e renditjes, por me bavarezët të cilët kanë një ndeshje më pak, të cilën do ta luajnë nesër në fushë e Bajer Leverkusen.

REZULTATET

Dortmund-Mainz 3-1


Eintraht Frankfurt-Herta Berlin 1-2

Fraiburg-Lajpcig 1-1

Grojter Fyrth-Bohum 0-1

Union Berlin-Volfsburg 2-0

asdasdasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"