VIDEO / Kthehet buzëqeshja te Barcelona. Vjen fitorja e dytë radhazi në kampionat me Çavin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 23:26

VIDEO / Kthehet buzëqeshja te Barcelona. Vjen fitorja e dytë radhazi në kampionat me Çavin

Barcelona ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionatin spanjoll nën drejtimin e Çavit, duke siguruar fitore në të dy ndeshjet e luajtura me ish-mesfushorin në pankinë. Ndeshja e sotme ndaj Vijarealit ishte edhe një pikë kthese, për faktin e thjeshtë se i dha fund një serie prej 5 ndeshjesh jashtë fushe pa fitore.

barcelona

Barcelona dominoi në startin e sfidës por shpërdoroi shumë raste para portës së Geronimo Ruli, me Gavin i cili goditi edhe shtyllën. Miqtë u përgjigjën me Pino dhe Pau Torres, ndërsa Danxhuma rrezikoi gjithashtu me dy raste brenda zonës së rreptësisë katalanase.

Kthesa e Barçës erdhi në pjesën e dytë, me Frenki De Jong i cili gjeti golin e avantazhit pas një aksion të Zhordi Alba. Megjithatë, Çukueze bëri që sfida të kthehej përsëri në barazim me goli e shënuar nga kur mbeteshin më pak se 15 minuta nga fundi i sfidës. Vijareali kishte edhe dy mundësi të mira për të mbyllur sfidën por nuk i shfrytëzoi dhe u ndëshkua në anën tjetër, kur Depaj gjeti golin e avantazhit në minutën e 88. Penalltia në shtesë e Kutinjos vulosi rezultatin 3-1 për ekipin e Barcelonës që tani e sheh veten në vendin e 7 në renditje.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"