VIDEO/ Kryevepra e Haland nuk mjafton, Bajerni mund Dortmundin me dygolëshin e Levandovskit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 20:40

VIDEO/ Kryevepra e Haland nuk mjafton, Bajerni mund Dortmundin me dygolëshin e Levandovskit

Bajerni ka fituar në transfertë  me rezultatin 2-3 ndaj Dortmundit. Levandovski ishte heroi i sfidës me sulmuesin që realizoi dy herë

leva

Ndeshja nisi mirë për Dortmundin që shënoi që në fillim me Brandt. Bavarezët nuk u shpërqendruan dhe e përmbysën rezultatin që në pjesën e parë me Levandovskin dhe Koman. Në pjesën e dytë Halandi barazoi rezultatin me një super gol. Në minutën e 77 Levandovski shënoi golin e fitores për Bajernin dhe të dytin personal në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Bajerni shkëputet në vendin e parë me 34 pikë, ndërsa Dortmundi mbetet me 30 pikë.

DORTMUND-BAJERN MYNIH 2-3

5’Brandt, 48’Haland/ 9’, 77’ Levandovski, 44’Koman

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"