VIDEO/ Kryevepra e Ballkanit zgjat 73 minuta, shpërdoron shumë dhe Sivaspor e përmbys në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2022 | 0:08

VIDEO/ Kryevepra e Ballkanit zgjat 73 minuta, shpërdoron shumë dhe Sivaspor e përmbys në shtëpi

Ballkani i Ilir Dajës i ka shkuar shumë pranë mrekullisë së radhës në Ligën e Konferencës. Skuadra kosovare është mundur në shtëpi me përmbysje nga Sivaspor në një takim që nuk ia doli ta mbyllte dhe u ndëshkua në fund.

bandicam 2022-10-13 22-28-33-971

Për më shumë se 70 minuta, Ballkani bëri një ndeshje thuajse për t’u vënë në kornizë. E vëmendshme në mbrojtje duke mos lejuar asgjë para portës së Frashërit, por edhe thumbuese në sulm, duke krijuar rast pas rasti. Goli Thaqit i dha avantazhin dhe më pas ishin Krasniqi, Korenica e Rrahmani të cilët shpërdoruan rast pas rasti para portës mike duke mos mbyllur ndeshjen.

Për më pas skuadra kosovare u tërhoq të administronte rezultatin dhe këtu u godit nga turqit të cilët shtuan trysninë dhe brenda pak minutave gjetën rrjetën dy herë, duke përmbysur rezultatin e siguruar tre pikë që i kthejnë në garë për vijimësinë në turne.

Një mëkat, pasi Ballkani ishte shumë pranë fitores historike e cila praktikisht do t’i siguronte kalimin në turin tjetër. Kualifikim të cilin ka edhe dy ndeshje në dispozicion për ta arritur në një grup ku kryesuesit janë vetëm 3 pikë larg.

BALLKANI-SIVASPOR 1-2
36′ Thaqi / 73′ Arslan, 81′ Angielski

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Sivaspor.  

90’+2’ Pas një goditje nga këndi, Lukas Kardozo gjuan me kokë, por topi përfundon në duart e portierit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

81’ Pllakos heshtja në stadium. Një gjuajtje nga jashtë zonës devijohet nga Angielski i cili çon sferën në rrjetë dhe përmbys rezultatin në 1-2.

73’ E pafat skuadra kosovare! Një harkim nga e majta gjen Arslan i cili me devijimin e duhur me kokë mposht Frashërin.

69’ Rritet presioni i skuadrës mike që tenton tashmë edhe me Osmanpasha, por pa gjetur portën e kampionëve të Kosovës.

66’ Nxhie nga e djathta ka mundësinë që të gjuajë drejt portës, por Frashëri është i vëmendshëm në pozicion dhe bllokon sferën.

61’ Gjuajtje spektakolare e Korenicës nga distanca, Vural grushton përsëri duke mbajtur në lojë skuadrën e tij.

52’ Predhë e Zybës nga jashtë zonës, portieri i skuadrës turke reagon dhe grushton sferën.

50’ Rast i pabesueshëm i Krasniqit i cili del i vetëm para portierit, por çon topin në duart e këtij të fundit.

50’ Rrahmani këtë herë tenton vetë nga djathta me një gjuajtje të fortë në ecje e sipër, por sfera nuk gjen katërkëndorin e skuadrës turke.

49’ Korenica nis shpejt Krasniqin në krahun e majtë, por ky i fundit kroson me fort se sa duhet për Rrahmanin në anën tjetër të fushës.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë.

45’ Rrahmani hyn në zonë nga e majta, pasimi i tij në qendër devijohet rrezikshëm nga mbrojtësit e skuadrës turke që rrezikojnë autogolin.

44’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Jashanica i cili gjuan nga distanca por sfera kalon mbi traversë.

43’ Tentativë spektakolare e Krasniqit i cili gjuan por një mrekulli e portierit mik i mohon golin e dytë në këtë sfidë.

36’ GOOOOL BALLKANI! Është përsëri kapiteni Thaqi ai i cili gjen rrjetën me një gjuajtje nga jashtë zonës. Fillon festa në stadium.

34’ Gjuajtja e fortë e Dellovës, portieri i skuadrës turke devijon jashtë duke shpëtuar portën e tij nga goli i parë.

30’ Rrahmani ka mundësinë e artë për të shënuar golin e avantazhit por para portës fluturon topin mbi traversë.

28’ Kundërsulme të herëpashershme të skuadrës kosovare me krahët e sulmit, por Sivaspori duket se ka mësuar nga ndeshja e parë dhe kthehet shpejt me forca të shumta në mbrojtje.

22’ Top interesant në zonë për Korenicën, por ky i fundit nuk ia del të devijojë drejt portës dhe mbrojtja largon me vështirësi.

17’ Jatabare mundohet që të gjuajë në portë, por goditja është e lehtë dhe Frashëri kontrollon pa probleme.

10’ Sabia gjuan drejt portës nga e majta por Jashanica bllokon gjithçka duke larguar në këndore.

5’ Harkim interesant i Thaqit nga e djathta për Rrahmanin, topi largohet me vështirësi nga mbrojtja e Sivaspor.

1’ Nis dueli në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FORMACIONET ZYRTARE

sdfsdfsdfsdfsdfdsf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"