VIDEO / Kryevepër nga Ernest Muçi! Goli i parë i sulmuesit në kampionatin polak është spektakolar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 0:20

VIDEO / Kryevepër nga Ernest Muçi! Goli i parë i sulmuesit në kampionatin polak është spektakolar

Ernest Muçi e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion në futbollin polak, pasi ka gjetur që në ndeshjen e parë të kampionatit rrugën e rrjetës me skuadrën e Legias.

muci

Sulmuesi, i aktivizuar sot titullar në ndeshjen kundër Visla Plok, ka shpërblyer besimin e trajnerit me një gol spektakolar në minutën e 28 të takimit.

Pasi mori topin në krahun e majtë, ai lëshoi një predhë të pakapshme nga 25 metra duke dërguar sferën në trekëndësh për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij e për të bërë të festonin tifozët e skuadrës.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"