VIDEO/ Krutanëve u mohohet një penallti, VAR-i në “gjumë”. Shihni moviolën e Kukësi-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 9:25

VIDEO/ Krutanëve u mohohet një penallti, VAR-i në “gjumë”. Shihni moviolën e Kukësi-Kastrioti

Takimi mes Kukësit dhe Kastriotit, i luajtur në “Elbasan Arena”, ka pasur dy momente për moviolë, ku skuadrat kanë pretenduar penallti.

KAS

Fillimisht është Kukësi që në të 30-ën pretendon për një prekje të topit me dorë në zonë nga një mbrojtës krutan gjatë kohës kur ktheu topin me kokë te portieri, por për kryesorin është lojë e rregullt.

Në të 35-ën janë miqtë ata që pretendojnë një 11-metërsh. Në këtë minutë të sfidës, me shifrat 1-0 për krutanët, Mudrazhija arriti ta kalonte portierin Tafa dhe ky i fundit, në tentativën për të ndalur sferën prek lojtarin i cili rrëzohet në zonë.

Përsëri një episod i rëndësishëm, të cilin kryesori Orlando Kuka e la të vazhdonte normalisht, ndërsa më pas nuk shkoi as të konsultonte monitorin për të parë dinamikën e incidentit. Vendim i gabuar, pasi duhet të akordohej penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"