Video / Kristiano Ronaldo para gjykatëses: Jam me 6 klasë shkollë, di vetëm të luaj futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2017 | 17:34

Video / Kristiano Ronaldo para gjykatëses: Jam me 6 klasë shkollë, di vetëm të luaj futboll

Kristiano Ronaldo ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u kthyer në Angli, pasi aty nuk do të kishte më probleme me autoritetet financiare, siç ka aktualisht në Spanjë. Nëse më parë ishte thjesht një thashethem, tani në skenë kanë dalë edhe pamjet filmike të seancës gjyqësore të portugezit më 31 korrik, kur ai dha deponimin e tij për çështjen e evazionit fiskal të një shume prej 14,7 milionë eurosh.

ronaldo gjyq

“Nuk kam pasur asnjëherë probleme në Angli, ndaj për këtë arsye… nuk dua ta them… do të më pëlqente të kthehesha në Angli’, deklaron ndër të tjera Ronaldo para gjykatëses Monika Gomez Ferrer.

“I kam paguar taksat në vitin 2014. Kam vetëm 6 klasë shkollë, ajo që di të bëj është të luaj futboll. Nëse më duhet të paguaj më shumë, jam gati të paguaj më shumë që të mos kem probleme”, shtoi futbollisti duke shpjeguar se kjo ishte arsyeja pse kishte punësuar kompani që të merreshin me çështjet e tij financiare dhe nuk merrej direkt ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"