VIDEO/ “Kristiano është 38 vjeç…”, shikoni çfarë thotë Perez për Ronaldon pasi fitoi Superkupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 22:22


VIDEO/ “Kristiano është 38 vjeç…”, shikoni çfarë thotë Perez për Ronaldon pasi fitoi Superkupën

Reali arriti të siguronte një tjetër trofe europian me suksesin në Superkupën e Europës ndaj Frankfurtit. Në përfundim të sfidës protagonist është bërë presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez i cili në një takim me disa nga tifozët e pranishëm i kërkohet të rikthejë në skuadër Kristiano Ronaldon.

Collage Maker-11-Aug-2022-10.21-PM

Ka qenë një prej fansave madrilen që i ka bërë këtë kërkesë publike presidentit duke u drejtuar me thirrjet “Nënshkruaj me Ronaldon”.

Numri një i madrilenëve u tregua i qartë në përgjigje duke evidentuar moshën e portugezit i cili së shpejti do të mbushë 38 vjeç duke i mbyllur derën rikthimit të tij.


PANORAMASPORT.AL