VIDEO/ Krisje mes Mbapesë dhe trajnerit, “ylli” francez i pakënaqur me vendimin e Tukelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 10:02

VIDEO/ Krisje mes Mbapesë dhe trajnerit, “ylli” francez i pakënaqur me vendimin e Tukelit

PSG-ja ka arritur të përmbys Montpelierin, në transfertë në më pak se 10 minuta, dhe fitoi me rezultatin 1-3.

krisje

Nejmar, Mbape dhe Ikardi ishin ata që gjetën rrugën e rrjetës dhe nderuan skuadrën e tyre. Por, në fund të takimit Mbape dhe Tukel, ishin ata që prishën disi klimën e mirë te parazienët.

Trajneri gjerman e zëvendësoi Mbapenë, në minutën e 90-t, për shkak se loja po bëhej e ashpër nga kundërshtarët.

Francezi jo vetëm që nuk e priti mirë këtë gjë, por nuk ka pranuar as të dëgjoj shpjegimin e teknikut. Tukel po i fliste lojtarit, i cili po drejtohej në stol, por ai nuk e pa në sy dhe nuk pohoi asgjë, duke treguar pakënaqësinë që kishte.

Mediat aludojnë se mes palëve ka një krisje, e cila deri më tani nuk ka ndikuar në rendimentin dhe objektivat e skuadrës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"