VIDEO/ Kotobelli bën “snajperin” në Kupë, shikoni supergolin e realizuar ndaj Maliqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2020 | 20:47

VIDEO/ Kotobelli bën “snajperin” në Kupë, shikoni supergolin e realizuar ndaj Maliqit

Blerim Kotobelli ishte protagonist në triumfin 5-0 që Kukësi arriti ndaj Maliqit, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Kukesi 5-0

Me shiritin e kapitenit në krah, mbrojtësi 28-vjeçar, rrëmbeu skenën në minutën e 27-të, duke realizuar një supergol nga goditja e dënimit.

Me një të majtë të kalibruar, Kotobelli, nuk i dha asnjë shans portierit Lamellari, për ta ndalur atë top, i cili përfundoi në cepin e djathtë të rrjetës, teksa preku pakëz edhe shtyllën pingule. Për më tepër shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"