VIDEO/ Kosta Rika merr tre pikët me vetëm një gjuajtje në portë ndaj Japonisë, hap grupin për çdo skenar të mundshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 21:55

VIDEO/ Kosta Rika merr tre pikët me vetëm një gjuajtje në portë ndaj Japonisë, hap grupin për çdo skenar të mundshëm

Kosta Rika hap plotësisht Grupin E të Kupës së Botës duke mundur me shifrat 1-0 Japoninë, e cila shihej si favorite pas suksesit të saj ndaj Gjermanisë pak ditë më parë.

japonikosta rika

Skuadra e Amerikës Qendrore, pas humbjes 7-0 përballë Spanjës mendohej jashtë Botërorit, por ajo ka ringjallur shanset e saj duke hapur plotësisht grupin teksa ka mundur japonezët në një ndeshje ku luajti thuajse gjatë gjithë kohës vetëm në mbrojtje. Kosta Rika i rezistoi sulmeve të japonezëve që rrallëherë vunë në rrezik Kejlor Navas dhe me një kundërzbritje në minutat e fundit, shënuan me Fuller me atë që ishte gjuajtja e vetme në portë për ta.

Kështu, të dy skuadrat shkojnë në ndeshjen e fundit në grup me shanse reale për t’u kualifikuar, sido që të përfundojë ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë, në një grup i cili është më i hapur se sa mendohej pas ndeshjeve të para.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

JAPONI-KOSTA RIKA 0-1
81′ Fuller

WhatsApp Image 2022-11-27 at 1.03.11 PM

NGJARJET KRYESORE:

90’+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Kosta Rikës. 

88’ Rast i pabesueshëm i japonezëve të cilët gjuajnë dhe Navas devijon. Pastaj janë mbrojtësit e skuadrës së tij që ndalojnë topin të mos kalojë vijën fatale, duke shmangur golin e barazimit.

81’ GOOOL KOSTA RIKA! Fuller gjen avantazhin me gjuajtjen e parë në portë duke gjetur të papërgatitur prapavijën japoneze.

63’ Soma tenton portën me një goditje dënimi ballore, sfera kalon mbi traversë.

55’ Japonia ka një ritëm tjetër në pjesën e dytë duke thumbuar më shpesh para portës së Ekuadorit me harkime në zonë, por sidomos me gjuajtje nga jashtë saj, për të vënë në vështirësi Navas.

46’ Rreziku i parë i vërtetë i ndeshjes vjen nga Morita i cili gjuan me të majtën, por gjen përgjigjen e Kejlor Navas.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë pa shumë raste dhe pa gola. 

30′ Asnjë gjuajtje në kuadrat deri tani, me të dy skuadrat që kanë qëndruar larg portave kundërshtare pa vënë në rrezik portierët.

1′ Nis dueli në Grupin E.

FORMACIONET ZYRTARE

sadasda

 

WhatsApp Image 2022-11-26 at 11.09.34 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"