VIDEO/ Kosova U-21 zhgënjen përpara sfidës së fundit me Shqipërinë, “Dardanët” munden thellë në shtëpi nga Anglia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 22:17

VIDEO/ Kosova U-21 zhgënjen përpara sfidës së fundit me Shqipërinë, “Dardanët” munden thellë në shtëpi nga Anglia

Kosova U-21 ka dal me humbje nga sfida përballë Anglisë me shifrat e thella 0-5, duke u larguar nga vendi i tretë dhe tani rrezikon dhe vendin e katërt që do ta diskutojë me Shqipërinë.

bandicam 2022-06-10 22-10-08-613

Sfida nisi mjaft mirë për “Tre Luanët”, të cilët gjetën avantazhin që në minutën e 2’ dhe në të 13’ gjetën dhe të dytin. Në pjesën e dytë anglezët shënuan dhe dy herë ndërsa i pesti erdhi si pasojë e një autogoli të Krasniqit.

“Dardanët” tashmë do të luajnë ndeshjen e tyre të fundit në grup përballë Shqipërisë në “Elbasan Arena”, në datën 13 qershor, për të vendosur se kush do të ngjitet në vendin e katërt.

REZULTATI FINAL:

KOSOVË U-21 0-5 ANGLI U-21

Luis-Poter 2’, Gordon 13’, Arçer 52’, 72’, Krasniqi (A.G) 85’

RENDITJA:

g

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"