VIDEO/ Kosova “rrëshket” në transfertë, vetëm një barazim ndaj Ishujve Faroe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 19:57

VIDEO/ Kosova “rrëshket” në transfertë, vetëm një barazim ndaj Ishujve Faroe

Kosova u ndal në një barazim në ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve. Në transfertë ndaj Ishujve Faroe, “dardanët” nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Që në minutën e 9-të, ekipi i Shaland kaloi në avantazh, pas një goli fantastik të Milot Rashicës nga jashtë zone.

bandicam 2018-10-14 19-56-38-969

Më pas, Kosova e uli disi ritmin, dhe u mundua më shumë të administrojë lojën me qarkullim topi, dhe nuk provoi me goditje ndaj portës kundërshtare. Ishujt Faroe po prisnin në mbrojtje, dhe një gabim të Rrahmanit në mesfushë, e shfrytëzoi mjaft mirë, dhe me një kundërsulm, Joensen ndëshkoi dardanët.

Deri në fund, nuk pati më gola të tjerë, dhe Kosova mori vetëm një pikë nga kjo transfertë. Pas 4 ndeshjesh gjithsesi, Kosova mban vendin e parë me 8 pikë në grup.

 

Ishujt Faroe-Kosova 1-1

GOL: Joensen 50′ / Rashica 9′

Mbyllet sfida. Ishujt Faroe-Kosova 1-1

90′ 5 minuta shtesë.

90′ Shaland nxjerr edhe Rashicën, futet Muriqi.

87’ Vendasit rrisin presionin në zonën e Ujkanit, por gardiani në dy raste është vendimtar duke larguar rrezikun.

74’ Del nga fusha e lojës edhe Zhegrova. Futet Zeneli.

68’ Zëvendësimi i parë te Ishujt Faroe. Olsen në vendin e Edmundson.

64′ Karton i verdhë për Halimin.

54′ Ndërrimi i parë i trajnerit Shaland. Halimi në vendin e Vocës.

50’ Joensen barazon gjithçka për Ishujt Faroe. Kundërsulm pas një gabimi në pasim të Rrahmanit, dhe mbrojtja kapet e papërgatitur.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Ishujt Faroe-Kosova 0-1

45′ 2 minuta shtesë

44’ Tjetër karton i verdhë për Ishujt Faroe, ndëshkohet Joensen për një ndërhyrje ndaj Rashicës.

40’ Krosim në zonë për pykën Nuhiu, ky i fundit mundohet të godasë me kokë, por shkakton faull ndaj mbrojtësit

37’ Hera e parë që thirret në detyrë, Ujkani pret goditjen me kokë të Joensen, duke larguar në goditje këndi.

30’ Vojvoda nga e djathta kroson për Berishën brenda zonës së 5 metrave, por portieri kundërshtar kontrollon topin e largon atë situatë të rrezikshme.

25’ Karton i verdhë për Baldvinson, i pari këtë takim.

16’ Harkim në zonë nga goditja e dënimit, lojtarët e Kosovës pretendojnë për prekje me dorë, por asgjë për arbitrin.

15’ Berisha e Zhegrova kombinojnë bukur brenda zone, dhe është anësori i djathtë që provoi, por u ndal nga mbrojtja vendase.

9′ GOOOOOOL Super realizim nga Milot Rashica, me një të djathtë nga jashtë zone, topi në trekëndësh, e feston me shqiponjë.

1′ Nis ndeshja.

 

FORMACIONET

Ishujt Faroe: Nilsen, Baldvinson, Gregersen, Natestad, Davidsen, Rolantson, Faero, Hanson, Joensen, Hendrikson, Edmundson.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti, Voca, Shala, Zhegrova, Berisha, Rashica, Nuhiu. Trajner: Bernard Shaland

ish faroe kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"