VIDEO/ Kosova qan rastet e humbura, Spanja cinike triumfon ndaj dardanëve në “Fadil Vokrri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 0:00

VIDEO/ Kosova qan rastet e humbura, Spanja cinike triumfon ndaj dardanëve në “Fadil Vokrri”

Kosova ka pësuar një disfatë 0-2 përballë Spanjës duke dështuar në misionin e saj për të ndalur iberikët.

bandicam 2021-09-08 22-36-35-631

Spanja u tregua mjaft cinike duke shfrytëzuar rastet e vetme që pati, ku golat u shënuan nga Fornals në minutën e 32-të të takimit, dhe Ferran Torres në minutën e 90-të të takimit.

Kosova shpërdoroi shumë në këtë ndeshje, me një rast të Rashicës, dy raste të Muriqit dhe disa tentativa të Elbasan Rashanit.

Një lojë mjaft e mirë e dardanëve, por këtë ndeshje e fitoi eksperienca pasi për hir të vërtetës pas Kosova bëri një ndeshje mjaft të mirë, duke luajtur si e barabartë me Spanjën.

FT/ KOSOVË-SPANJË 0-2

32′ Fornals, 90′ Ferran Torres

Komenti

Ka përfunduar sfida! Spanja tregohet cinike dhe fiton 3 pikë ndaj Kosovës që shpërdoron shumë. 

90′ Gol Spanja 0-2/ Ferran Torres përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes dhe dërgon topin në rrjetë. Gjyqtari konsultohet me VAR-in për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por goli është i rregullt. 


83′ Momente tensioni në fushë, pas një pretendimi për faull, dardanët i vërsulen gjyqtarit. Thjesht një moment nervash, loja vazhdon normalisht.


72′ Provon sërish Kosova, një harkim nga e majta gjen në zonë Vedat Muriqin i cili nuk arrin të devijojë dot topin drejt kuadratit.

63′ Minuta të qeta, Spanja luan në mesfushë përpiqet të menaxhojë rezultatin. Kosova tenton, por minutat kalojnë dhe dardanër kanë shpenzuar shumë energji.

52′ Te Kosova nuk i besojnë syve. Muriqi gjendet i vetëm përballë portierit Unai Simon, por gjuajtja e sulmuesit shtatlartë përfundon jashtë.

50′ Dalje e shpejtë e Kosovës në krahun e majtë, por loja ndalet për pozicion jashtë loje.

46′ Starton sfida. Dardanët në fushë për të pamundurën.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Spanja cinike shfrytëzon rastet e saja dhe kaloi në avantazh pas 32 minutash lojë, ndërsa Kosova pati dy shanse të arta me Rashicën dhe Rashanin, por pa mundur t’i finalizojnë. 

32′ Gol Spanja 0-1/ Spanja dhuron shou. Pas një aksioni fantatike, Fornals kalon në avantazh iberikët duke mposhtur portierin dardan me një goditje të fortë në në krahun e djathë të portierit. 

25′ Tjetër aksion i mirë për Kosovën, Rashica tenton të pasojë për Rashanin, por topi bllokohet nga mbrojtja spanjolle. Dardanët fitojnë një goditje nga këndi.

15′ Tjetër rast i artë për Kosovën. Elbasan Rashani provon të godasë nga distanca, por goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën.

10′ E pabesueshme çfarë humbet Kosova! Rashica përfiton nga një përgjumje e Spanjës del i vetëm përballë portierit, por dështon të driblojë gardianin duke humbur një shans të artë.


7′ Minutat e para flasin vetëm për Spanjën, Kosova e mbyllur prapa tenton të mos shpërqëndrohet nga pasimet e shumta të iberikëve.

1′ Starton ndeshja!

FORMACIONET

Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Rrhamni, Fazlliji, Vojvoda, Rashani, Dresheviç, Loshaj, Bytyqi, Rashica, Muriqi
Trajner: B. Shaland

Spanja: Unai Simon, M. Jorente, I. Martinez, Laporte, Regujon, Buskets, Soler, Koke, Feran Torres, Fornals, Morata.
Trajner: Luis Enrike

fghfghhfh fghfhfghfghfgh

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"