VIDEO/ Kosova “ngushëllohet” nga UEFA, shpërblehet futbollisti i “Dardanëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 12:58

VIDEO/ Kosova “ngushëllohet” nga UEFA, shpërblehet futbollisti i “Dardanëve”

Kosova mund të ngushëllohet së paku me çmimin e “Golit të raundit play-off të Ligës së Kombeve” shënuar nga Florent Hadërgjonaj në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut.
Florent-Hadergjonaj-800x450
Mbrojtësi i djathtë i ekipit Kazimpasha dhe “Dardanëve” realizoi një gol spektakolar në sfidën e 8 tetorit, ku Kosova u mposht me rezultatin 2-1 dhe humbi shansin të luftone për pjesëmarrje në EURO 2021.
Pas një gabimi të mbrojtjes maqedonase, 26-vjeçari goditi lart dhe saktë topin duke shtangur portierin rival.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"