VIDEO/ Kosova mund t’i kënaqet supergolit nga mesfusha, Spanja mposht “Dardanët” me “tris”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 0:30

VIDEO/ Kosova mund t’i kënaqet supergolit nga mesfusha, Spanja mposht “Dardanët” me “tris”

Kosova është mposhtur nga Spanja, me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit.

bandicam 2021-03-31 21-39-01-793

“Dardanët” u treguan të kujdesshëm në minutat e para të ndeshjes, duke mos i lënë shumë hapësira spanjollëve për të rrezikuar.

Duhej një supergol si ai i Olmo në minutën e 34’ për të zhbllokuar sfidën, teksa dy minuta më vonë Ferran Torres dyfishoi shifrat, me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Halimi në minutën e 70’ shënoi një gol të çmendur nga afro 40 metra, pas daljes së gabuar të portierit spanjoll, Simon.

Megjithatë kjo zgjati vetëm 5 minuta, pasi Moreno shënoi të tretin për Spanjën në minutën e 75’, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund. Vlen të theksohet se në minutat e fundit Kosova kishte dy raste të mira për shënim me Kastratin, po ky i fundit nuk u shfaq i saktë para porte.

FT| Spanjë-Kosovë 3-1

Olmo 34′, Ferran Torres 36′, Moreno 75’/ Halimi 70′

FORMACIONET ZYRTARE:

SPANJA: Simon, Jorente, Garsia, Martinez, Alba, Pedri, Buskets, Koke, Ferran Torres, Morata, Olmo. Trajner: L. Enrike

KOSOVA: Ujkani, Vojvoda, Dresevic, Aliti, Kololli, Hadergjonaj, Halimi, Kryeziu, Celina, Muriqi, Rashica. Trajneri: B. Shaland

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"