VIDEO/ Kosova me pesë yje, prenoton vendin e parë në grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 19:52

VIDEO/ Kosova me pesë yje, prenoton vendin e parë në grup

Kosova bëri një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e parafundit në Ligën D, ku në transfertë ndaj Maltës, fitoi me shifrat e thella, 0-5. Takimi nisi që në fillim bindshëm për “dardanët”, ku Muriqi shënoi në të 15-tën, pas një rrëmbimi të topit nga Rashica, dhe i vetëm me portierin nuk fali.

kosova

Pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol për ekipin e Shaland, por pa e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren. “Lumi i golave” erdhi më pas 20 minutat e fundit të pjesës së dytë.

Kololli në të 70-tën, shënoi të dytën me një parabolë ndaj portierit maltes, më pas erdhën dy golat të Avdiajt, me portën e boshatisur. Pati kohë edhe për golin e pestë, shënuar me një realizim fantastik nga Rashica, jashtë zone.

bandicam 2018-11-17 19-52-25-868

Me këtë fitore, Kosova mban vendin e parë në grup, me 11 pikë, ndërkohë që në po të njëjtën orë, u zhvillua edhe takimi i Azerbajxhanit me Ishujt Faroe, i fituar 2-0 nga azerët. Ata ndjekin të dytën në grup me 9 pikë, dhe në ndeshjen e ditës së martë, Kosovës do i mjaftojë edhe një barazim, për t’u renditur të parët.

Capture

Maltë-Kosovë 0-5

GOL: Muriqi 15′, Kololli 70′, Avdiaj 78′, 80′, Rashica 86′

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Maltë-Kosovë 0-5

86’ GOOOOL Rashica dhuron një goditje fantastike nga jashtë zone, dhe me të djathtën shënon edhe golin e pestë.

80’ GOOOOL Avdiaj shënon të dytin. Tashmë është Rashica që e shërben, dhe Avdiaj nuk fal.

78’ GOOOOL Avdiaj shënon golin e tretë për Kosovën. Muriqi me një vrapim të shpejtë në një kundërsulm, shërben për Donis Avdiajn, dhe ky i fundit me portën e boshatisur nuk fal.

70’ GOOOOL Kololli shënon golin e dytë për Kosovën, me një parabolë ndaj portierit, pas një karamboli mes mbrojtësve të Maltës.

65’ Shumë pak sekonda në fushë, ndëshkohet me të verdhë Efiong për një ndërhyrje ndaj Shalës.

64’ Dy ndërrime menjëherë edhe në radhët e Maltës. Dalin Muskat e Korbolan, futen Mifsud dhe Efiong.

61’ Kryen ndërrimin e parë Kosova. Del Valon Berisha, futet Halimi.

55’ Kololli përsëri në të majtë, shmang një futbollist dhe harkon për Rashicën, por largon mbrojtja e Maltës.

51’ Nisje në sulm për Muriqin, por topi mbyllet nga portieri maltez duke e larguar në rivënie anësore.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Maltë-Kosovë 0-1

40’ Berisha ka pothuajse të njëjtin rast si ai para disa minutave, por goditja e tij dëvijohet nga portieri në gëditje këndi.

35’ Aksion fantastik i Kosovës. Zeneli nis Vojvodën në të djathtë, ky i fundit nga fundorja shërben Valon Berishën në qendër të zonës, por goditja e mesfushorit të Lacios përfundon mbi traun e portës.

34’ Krosimi i Mbong drejt qendrës nga e djathta, por Aliti devijon. Goditja e parë e këndit për Maltën.

25’ Kololli mjaft i lëvizshëm në të majtë të sulmit. Kalon dy kundërshtarë menjëherë, dhe ndalet nga Mbong. Gjyqtari e ndëshkon me të verdhë lojtarin e Maltës.

15’ GOOOOOOL Muriqi shënon golin e avantazhit për Kosovën. Gabim i maltezëve në mesfushë, Rashica “vjedh” topin, dhe Muriqi i vetëm me portierin nuk fal.


 

10’ Zeneli niset bukur nga e majta e sulmit, kërkon të shërbejë në qendër të zonës, por mbrojtja largon topin në këndore.

8’ Goditje nga distanca e kapitenit Brifa, por shumë mbi traun e portës.

3’ Muriqi godet me kokë pas harkimit nga e djathta, por pa shënjestrën e duhur drejt kuadratit.

1’ Rast menjëherë Kosova. Kololli merr një top të pastër nga e majta, pa kundërshtarë përpara, provon të harkojë në qendër, por topi në goditje këndi.

1′ Nis ndeshja në Maltë.

 

FORMACIONET

Malta: Hogg, Mbong, Z.Muskat, Karuana, Kamijeri, Zerafa, Korbolan, R.Muskat, Brifa, Gambin, Shembri.

Kosova: Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Shala, Kryeziu; Rashica, V.Berisha, Zeneli; Muriqi.

Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"