VIDEO/ Kosova fiton mes drithërimave, mbeten gjallë shpresat para “finales” me Greqinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2022 | 22:45

VIDEO/ Kosova fiton mes drithërimave, mbeten gjallë shpresat para “finales” me Greqinë

Kosova ka marrë sot fitoren e saj të dytë në grup në Ligën e Kombeve, duke mundur me shifrat 3-2 Irlandën e Veriut në një ndeshje e cila mban gjallë shpresat e “Dardanëve” për të fituar grupin e për t’u ngjitur në një ligë më lart.

bandicam 2022-06-09 20-41-33-301

Skuadra e Kosovës ka dominuar të gjithë duelin dhe e ka vënë në rrjedhën e duhur që në minutat e parë me golat e Muriqit dhe të Bytyqit. Por goli në fund të pjesës së parë nga Laveri komplikoi disi gjërat për skuadrën e Zhires.

Ishte përsëri Kosova që tundi rrjetën me anë të Muriqit në fillimin e pjesës së dytë, duke iu afruar ndjeshëm fitores. Sukses që erdhi me drithërima në minutat e fundit, kur Ballard shënoi për ekipin mik dhe më pas ata krijuan edhe raste të tjera para Ujkanit, për fat pa arritur të mposhtnin përsëri gardianin e Kosovës.

Kështu, Kosova mori tre pikët që i duheshin për të mbajtur hapin e Greqisë, me të cilën luan pas tre ditësh atë që është finalja e grupit, pasi një fitore hap plotësisht kualifikimin, ndërsa një humbje praktikisht i jep grekëve vendin e parë në grup.

sdfsdfsdffsdf

KOSOVË-IRLANDË V. 3-2
9′ (p), 52′ Muriqi, 20′ Bytyqi / 45′ Laveri, 83′ Bellard

NGJARJET KRYESORE

90’+2’ Kartonë të verdhë për Dresheviç dhe Kastratin të cilët do të mungojnë në ndeshjen e radhës ndaj Greqisë.

89’ Debuton Emir Sahiti për Kosovën, duke marrë vendin e Rashicës në fushën e lojës.

87’Përsëri rrezik në portën e Kosovës pas një goditje nga këndi, ku Ballard këtë herë nuk gjen dot katërkëndorin e “Dardanëve”.

85’ Rrezikon Kosova pasi Kastrati humb topin pranë zonës. Pasimi nga e djathta gjen MekMenamin, por ky i fundit nuk arrin të gjuajë në portën e Ujkanit.

83’ GOOOL Irlanda e Veriut. Pas një goditje dënimi, Bellard me kokë kërcen mbi mbrojtësit e Kosovës dhe tund rrjetën.

79’ Edhe V. Berisha lë fushën e lojës, për t’i bërë vend Domgjonit në këto minuta të fundit.

74’ Rudhani merr duartrokitjet e publikut pasi i lë vendin në fushë Fazlijit.

65’ Harkime radhazi të Kosovës drejt zonës së Irlandës së Veriut, që duket në vështirësi të mëdha në pjesën e dytë.

62’ Tjetër aksion i bukur i Kosovës me një top që Muriqi ul për Rashicën, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga portieri ndërsa më pas sinjalizohet edhe në pozicion jashtë loje.

52’ GOOOL KOSOVA. Aksion perfekt i Kosovës me kombinime të njëpasnjëshme dhe në fund është Kastrati i cili çon sferën të Muriqi i cili e devijon në rrjetë me gju.

46’ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’ GOOOL Irlanda e Veriut. Kundërsulm i shpejtë i miqve të cilët pas një harkimi nga e djathta, gjejnë golin që rihap ndeshjen me anë të Laveri.

43’ Pas një harkimi në zonë nga e majta e sulmit të Kosovës, Ballard rrezikon autogolin me devijimin e tij para portës së miqve.

38’ MekMenemin tenton nga e djathta me një gjuajtje të fortë, nuk gjen katërkëndorin e portës së Ujkanit.

32’ Edhe Musljia provon të gjejë një gol nga distanca, këtë radhë portieri i miqve devijon me vështirësi por duke ruajtur të paprekur portën.

30’ Rashica tenton nga distanca, portieri i miqve këtë herë ndal sferën.

25’ Bytyqi mundohet të nisë Berishën drejt portës, por ndërhyrja e një mbrojtësi eviton një rast tjetër të mirë për skuadrën e Kosovës.

20’ GOOOL Kosova. Rashica merr topin në të djathtë dhe harkon në zonë ku Bytyqi tund rrjetën me një gjuajtje të shpejtë.

16’ Muriqi nxjerr Rashicën në krahun e djathtë dhe ky i fundit sheh portierin vendas të bëjë një mrekulli me një devijim me këmbë ndaj gjuajtjes së tij. Por më pas sulmuesi i Kosovës sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

13’ Aksion i shpejtë i Irlandës së Veriut, me Savil i cili gjuan në pozicion ballor por sfera devijohet mbi traversë.

11’ Pas një goditje nga këndi, Evans tenton me kokë, duke dërguar topin jo shumë lart mbi traversë.

9’ GOOOL Kosova! Shënon Muriqi me penallti.

8’ Penallti për Kosovën. Devis ndalon në mënyrë të parregullt Rashicën dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.

3’ Miqtë janë shumë më kërkues në minutat e para të duelit, por nuk ia dalin të krijojnë rreziqe para Ujkanit.

1’ Nis dueli në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

KOSOVA: Ujkani, L. Kastrati, Rrahmani, M. Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviç, Muslija, rashica, Muriqi, Bytyqi.
Trajner: A. Zhires

IRLANDA E VERIUT: Pikok-Farell, Evans, Braun, Ballard, Spenser, MekKan, Devis, Savil, MekMenamin, Laferti, Laveri.
Trajner: I. Baraklou

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"