VIDEO/ Kosova e bën festë në “Fadil Vokrri”, fitore spektakolare ndaj Maltës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 22:43

VIDEO/ Kosova e bën festë në “Fadil Vokrri”, fitore spektakolare ndaj Maltës

Kosova ka mposhtur Maltën me rezultatin 3-1 në takim e zhvilluar në stadiumin “Fadis Vokrri” të vlefshëm për Ligën e Kombëve. Paraqitje mjaft e mirë për skuadrën e Shaland që e dominoi takimin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për “dardanët”, të cilët kaluan në avantazh me mbrojtësin Benjamin Kololli. Në fillimin e të dytës, miqtë nga Malta barazuan shifrat me Agius, i cili goditi saktë me kokë.

bandicam 2018-10-11 22-22-58-243

Pavarësisht baraspeshës, kosovarët nuk u dorëzuan, dhe ishte radha e sulmuesit Muriqi që në minutën e 68-të gjeti golin, duke bërë që në “Fadil Vokrri” të shpërthejë festa. Për të hipotekuar triumfin mendoi përsëri Kololli, i cili realizoi edhe të dytin personal, duke konfirmuar edhe njëherë formën e shkëlqyer që po kalon. Me fitoren e sotme, Kosova u ngjit në kuotën e 7 pikëve, duke kryesuar grupin, e ndjekur nga Azerbaijxhani me 5 pikë.

Kosova-Malta 3-1

Kololli 30′, 81′  Muriqi 68′  / Aguis 51′ 

Mbyllet takimi. 

83′ Zëvendësim i tretë te Kosova, largohet Muriqi në fushë Lirim Kastrati.

81′ GOOOOL KOSOVA 3-1. Kololli shënon sërish duke hipotekuar fitoren. Dopietë e mbrojtësit. 

77′ Vetëm 1 minutë në fushë, Rashica dhuron spektakël në krahun e majtë, provon me një gjuajtje por pret portieri.

76′ Zëvendësim i dytë te Kosova, largohet Zeneli në fushë Milot Rashica.

74′ Zëvendësim te Kosova, largohet Valon Berisha, në fushë Besar Halimi.

70′ Malta me 10 lojtarë. Kapiteni Misfund ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

bandicam 2018-10-11 22-12-26-812

68′ GOOOOL KOSOVA 2-1. Sulmuesi Muriqi gjen rrugën e rrjetës, duke kaluar sërsh në avantazh “dardanët”. 

65′ I pafat Zhegrova, godet sërish shtyllën, pas një gjuajtje të bukur nga e djathta.

61′ Rrahmani kërcen më lart se të gjithë, gjuan me kokë, por pret portieri

54′ Provon Zeneli të shënojë, por gjuajtja e tij, është devijuar në këndore.

51′ GOOOL MALTA 1-1. Aguis gjuan bukur me kokë, pas një krosimi nga këndi duke përshëndetur rrjetën. 

46′ Staron pjesa e dytë, Kosova menjëherë në sulm, në kërkim të golit të dytë.

Mbyllet pjesa e parë 1-0. 

bandicam 2018-10-11 21-33-48-252

45′ E pabesueshme çfarë humbet Muriqi. Me portën e boshatisur e ka nxjerrë topin jashtë kuadratit.

42′ Fantastik Zhegrova, shtylla i mohon golin. Dominim absolut i Kosovës.

37′ Muriqi del i vetëm me portierin, por ky i fundit i mohon golin me pritjen e tij.

33′  Zeneli merr një top në hyrje të zonës, rrotullohet dhe godet, por gjuajta e tij shkon mbi traversë

30′ GOOOOOL KOSOVA 1-0. Kololli kalon në avantazh “dardanët”.  Goli i parë me fanellën e përfaqësueses. 

28′ Kroson Zeneli në zonë, por ai top nuk arrihet as nga Muriqi dhe as nga Zhegrova.

22′ Një krosim i rrezikshëm drejt zonës, mundohet atje Muriqi, por gjyqtari akordon faull në sulm.

20′ Godet Zhegrova nga një pozicion mjat i mirë nga goditja e dënimit, por topi përfundon në duart e portierit të Maltës.

18′ Muriqi niset bukur, por arbitri ngre flamurin për pozicion të parregullt.

15′ Një harkim i rrezikshëm në zonë nga goditja këndore, largon mbrojtja e Maltës.

9′ Zeneli rrezikon nga e majta, vuan mbrojtja e Maltës.

3′ Rrezikon Kosova me Vojvoda, por nuk ka arritur që ta dërgojë në rrjetë atë top të krosuar nga Berisha.

1′ Starton sfida në “Fadil Vokrri”.

bandicam 2018-10-11 19-34-28-819

Formacionet zyrtare:

Kosova: Ujkani, Aliti, Shala, Kryeziu, Zeneli, Rrahmani, Berisha, Vojvoda, Kololli, Muriqi, Zhegrova. Trajner: Bernard Shaland

Malta: Hog, Mbong, Borg, Agius, Feneç, Mifsud, Shembri, Muskat, Faila, Korbolan, Apap. Trajner: Rajmond Farrugia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"