VIDEO/ Korridor nderi Liverpulit për titullin, por shikoni gjestin e lojtarit të Sitit që po bën xhiron në internet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 23:52

VIDEO/ Korridor nderi Liverpulit për titullin, por shikoni gjestin e lojtarit të Sitit që po bën xhiron në internet

Liverpuli ia doli të shpallet kampion në Premier Ligë, diçka që në këtë klub mungonte prej 30 vitesh. Pikërisht ditën e djeshme ekipi i Klop përballej me Mançester Sitin e vendit të dytë, që triumfoi me rezultatin 4-0.bernardnosilva

Para fillimit të ndeshjes lojtarët dhe stafi teknik i Sitit, bënë një korridor nderi për Liverpulin për atë që ata arritën këtë sezon. Megjithatë vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi Bernardo Silva.

Ky i fundit është kapur nga kamerat, teksa nuk i duartrokiste lojtarët e Liverpulit, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës. Kaq ka mjaftuar që gjesti i lojtarit të nisë të bëjë xhiron në rrjetet sociale, ku njerëz të shumtë e kanë shpërndarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"