VIDEO/ Koret raciste të tifozëve, sulmuesi brazilian largohet nga loja mes lotësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 23:35

VIDEO/ Koret raciste të tifozëve, sulmuesi brazilian largohet nga loja mes lotësh

Racizmi është një nga çështjet më të diskutuara në futboll kohët e fundit, teksa shpesh herë nga ky fenomen janë prekur lojtarë të ndryshëm.taison

Futbollisti që është prekur së fundmi, është sulmuesi brazilian Taison, i cili aktivizohet tek ukrainasit e Shaktar Donjetskut. Ekipi i sulmuesit brazilian luante ditën e sotme derbin, ndaj Dinamos së Kievit, me këta të fundit që triumfuan me rezultatin 1-0. Në minutën e 86’, tifozët e Dinamos nuk i kursyen koret raciste në drejtim të brazilianit Taison.

Ky i fundit i irrituar nga thirrjet në drejtim të tij, mori topi dhe e gjuajti nga tifozët, duke iu drejtuar edhe gishtin e mesit. Menjëherë arbitri e ndëshkoi me karton të kuq lojtarin për gjestin, ndërsa ky i fundit u largua nga fusha e lojës me lot.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"