VIDEO/ Korabi publikon provat dhe akuzon pas barazimit me Apoloninë: Kokëdhima u bëri presion arbitrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 17:39

VIDEO/ Korabi publikon provat dhe akuzon pas barazimit me Apoloninë: Kokëdhima u bëri presion arbitrave

Përfundimi i ndeshjes mes Apolonisë dhe Korabit, i mbyllur me rezultatin 1-1, është shoqëruar me polemika të shumta. Dibranët pretendojnë se kanë prova që presidenti i skuadrës fierake, Koço Kokëdhima, u ka bërë presion gjyqtarëve për të ndikuar në rezultatin e sfidës.

Collage Maker-06-Feb-2023-05.38-PM

Ata kanë regjistruar Kokëdhimën teksa largohej nga dhoma e gjyqtarëve, gjë që normalisht nuk duhet të ndodhë, në momente shumë të tensionuara në korridorin në ambientet e brendshme të stadiumit.

Barazimi 1-1 ka lënë Korabin në vendin e katërt në renditje dhe në zonën e play-off për ngjitjen në Superior. Ndërsa Apolonia mbetet në vendin e 9, në zonën e play-out për rënien në Kategorinë e Dytë.

PANORAMAPSORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"