VIDEO/ Korabi mund Apoloninë, siguron play-off për Superioren ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 18:55

VIDEO/ Korabi mund Apoloninë, siguron play-off për Superioren ndaj Egnatias

Korabi është skuadra e cila do të marrë pjesë në play-off për Superioren ndaj Egnatias. Skuadra dibrane ka siguruar praninë në ndeshjen finale duke mundur sot Apoloninë me shifrat 3-2.

bandicam 2022-05-23 17-01-56-850

Sfida e sotme ka nisur me gol, me dibranët të cilët gjetën që në minutën e parë rrjetën me Gecin. Por Apolonia ia doli të barazonte me Krasniqin shpejt e më pas të dy skuadrat u shfaqën pak më të kujdesshme për të mos lënë hapësira.

Dibranët u treguan më të saktë para portës në pjesën e dytë, edhe pse iu desh një goditje dënimi spektakolare e Mziut për t’i dhënë avantazhin përsëri. Më pas ishte kundërsulmi i finalizuar nga Marku ai që bëri thuajse të sigurt fitoren, pasi goli i Diop për Apoloninë erdhi në fund kur nuk mund të kishte më ndikim mbi fatin e sfidës.

KORABI 3-2 APOLONIA
1′ Geci, 64′ Mziu, 79′ Marku / 5′ Krasniqi, 90’+5′ Diop

KOMENTI LIVE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Korabit.

90’+5’ GOOOL APOLONIA! Dalje e gabuar e Mëhidrit pas një topi të gjatë në zonë dhe Diop devijon topin në rrjetë.

90’+2’ Gjuajtje me kokë e Krasniqit, sfera kalon mbi traversën e portës së Mëhidrit.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Dy harkime radhazi në zonën e Korabit, por mbrojtja dhe Mëhidri largojnë rrezikun.

83’ Kartoni i dytë i verdhë për Dukën, i cili ndëshkohet me të kuq dhe lë ekipin e tij me 10 lojtarë.

83’ Kurti merr vendin e Hidrit te skuadra fierake ndërsa te dibranët është Andoni i cili zëvendëson Çutrën.

79’ GOOOL KORABI! Vjen edhe goli i tretë pas një kundërsulmi të shpejtë me Markun i cili gjen rrjetën.

75’ Traversa shpëton Korabin. Pas një goditje dënimi, topi harkohet në zonë ku Diop me kokë godet traversën.

73’ I sapofuturi Joti ndëshkohet me karton të verdhë.

70’ Zëvendësim edhe te dibranët, me Jotin i cili merr vendin e Raza.

69’ Zëvendësim te Apolonia, largohet Berberi dhe vendin e tij e merr Umeijego.

68’ Edhe Marku i bashkohet listës së të ndëshkuarve me karton të verdhë, pas një faulli ndaj Diop.

68’ Gjuajtje e fortë ballore nga Shanaj, Mëhidri grushton e më pas mbrojtja larton rrezikun.

67’ Vjen edhe kartoni i verdhë për Dragojn, për një faull ndaj Shanajt.

64’ GOOOL KORABI! Mziu kalon në avantazh përsëri skuadrën e tij me një goditje dënimi spektakolare.

55’ Kovaçi shpërthen në krahun e majtë dhe shfaqet në pozicion gjuajtje, por tentativa e tij është e gabuar duke fluturuar topin mbi traversë.

52’ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Duka për dibranët, pas një faulli ndaj Kovaçit.

48’ Geci provon përsëri nga jashtë zonës, këtë herë Çako devijon jashtë katërkëndorit të tij.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’ Kërkojnë penallti dibranët pas një kontakti në zonë të Gecit. Gjyqtari Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave ndërsa ndëshkon me të verdhë Sefgjinin për protesta ndaj vijërojtësit.

43’ Dragoj në krahun e majtë kalon një mbrojtës dhe pason në qendër për Markun, por Omeri kthehet në kohë dhe largon sferën para se Marku ta devijonte në portë.

41’ Dragoj provon me të majtën nga jashtë zonës, shënjestra nuk është e duhura dhe topi përfundon jashtë pa shqetësuar Çakon.

32’ Nervozizëm mes Kovaçit dhe Gecit. Gjyqtari Hamiti nuk vonon dhe i tregon të dyve kartonin e verdhë.

30’ Geci harkon në mënyrë perfektë në zonë, Marku me kokë gjuan por Çako bën mrekullinë duke ndalur gjuajtjen e tij.

25′ Tjetër harkim i rrezikshëm i Çutrës në zonë, Çako del dhe largon topin .

18’ Një harkim në zonë nga e djathta nuk ndalet mirë nga Mëhidri, por Krasniqi nuk përfiton duke i dhënë kohën portierit që të kontrollojë topin.

14’ Çutra harkon në zonë ku Repaj eviton një situatë të vështirë para portës duke frenuar Markun.

12’ Bie pak ritmi i ndeshjes pas atij starti të pabesueshëm të duelit me dy gola të shpejtë.

5’ GOOOL APOLONIA! Barazohen shifrat menjëherë! Smaçi nga e majta shërben në qendër për Krasniqin i cili nuk fal dhe vendos baraspeshën.

1’ GOOOL KORABI! Gjen rrjetën skuadra dibranë që në minutën e parë me një gjuajtje të Gecit nga jashtë zonës.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KORABI: Mehidri, Duka, Paplekaj, Disha, Sefgjinaj, Çutra, Marku, Raza, Mziu, Dragoj, Geci.
Trajner: D. Mziu

APOLONIA: Çako, Diop, Hidri, Smaçi, Berberi, Repaj, Omeri, Kovaçi, Zogaj, Shahaj, Krasniqi,
Trajner: J. Kanarsa

Gjyqtarë: E.Hamiti (Lezhë), N.Bregasi, A.Koçiaj (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"