VIDEO/ Konte “leksion” Murinjos, Çelsi fiton për herë të 8-të “FA Cup”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 20:21

VIDEO/ Konte “leksion” Murinjos, Çelsi fiton për herë të 8-të “FA Cup”

Çelsi ka mposhtur Mançester Junajtidin në finalen e “FA Cup” me rezultatin 1-0, duke fituar për herë të 8, trofeun më të vjetur të planetit.

383492_TS_19-05-18_1616964882_

Goli me penallti i belgut, Eden Hazard i dhuroi fitoren londinezëve. Ishte Xhons ai që shkaktoi 11-metërshin ndaj Hazard, i cili më pas e shndërroi në gol.

155648

Mançester Junajtid iu anulua një gol nga “VAR”-i, i cili rezultoi në pozicion jashtë loje. Zhoze Murinjo e mbyll kështu sezonin pa asnjë trofe.

Trofeu

Një sezon që rezulton i dështuar për teknikun portugez. Pas këtij triumfi skuadra e Kontes do të përballet në gusht me Mançester Sitin në Superkupën e Anglisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"