VIDEO/ Konte “kërcënon” Murinjon, shikoni reagimin epik të trajnerit të Interit kur mëson se do e ketë rival

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2021 | 13:42

VIDEO/ Konte “kërcënon” Murinjon, shikoni reagimin epik të trajnerit të Interit kur mëson se do e ketë rival

Reagimi epik i Antonio Kontes kur mori vesh se Murinjo u emërua si trajner i Romës, po bën xhiron e Italisë, pasi dyshja njihet për fërkimet e hershme kur drejtonin tekniku italian drejtonte Çelsin ndërsa Murinjo ishte teknik i Mançester Junajtdin në Angli.

konte

Mbi afrimin e Murinjos tek Roma, Konte u njoftua nga emisioni televiziv “La lene” teksa gazetari e befason duke i dhënë lajmin e bujshëm. Konte u shpreh se i uron fat përveçse rasteve kur do të luajë kundër Interit.

“Është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë, i uroj më të mirën. Përveç rasteve kur do të luajë kundër Interit.

“Mosmarrëveshjet me Murinjon? Kur jeni kundërshtarë, vlen jeta juaj ose vdekja ime (jeta a vdekje)”, u shpreh ndër të tjera Konte.

Përballja Murinjo-Konte pritet të ndezë Serinë A vitin tjetër, pasi tekniku Italian solli trofeun e kampionatit në shtëpinë zikaltër pas plot 11 viteve, trofe që për herë të fundit e kishte fituar Zhoze Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"