Postuar: Qershor 24, 2021 | 15:48
VIDEO/ Konte “harron” Interin, shijon pushimet në det dhe bën xhiro me… gomordare
Pas largimit nga detyra si trajneri i Interit, Antonio Konte po shijon pushimet verore duke mos nguruar herë mbas herë të ndaje momente pikante me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Kësaj here tekniku italian ka postuar një video mjaft gazmore teksa dikush e ndihmon të hipë mbi një gomordare në mes të detit.
“Kur ke vërtetë nevojë për ndihmën e një miku”, shkruan Antonio Konte në mbishkrimin e videos.
Nga ana tjetër e ardhmja e Kontes ngelet ende e paqartë pasi italiani refuzoi Totenhemin dhe Real Madrid zgjodhi Karlo Ançelotin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"