VIDEO / Kombinim shqiptar! Çekiçi jep asistin “pa dashje”, Çikalleshi tund rrjetën për Koniaspor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 18:32


VIDEO / Kombinim shqiptar! Çekiçi jep asistin “pa dashje”, Çikalleshi tund rrjetën për Koniaspor

Sokol Çikalleshi duket se po nis me këmbën e mbarë këtë sezon në Turqi, pasi që në fazën përgatitore të skuadrës së tij, po tregohet vendimtar dhe po paraqit formën me të cilën mbylli sezonin e kaluar. Sulmuesi i përfaqësueses ka gjetur sot rrugën e rrjetës në miqësoren që Koniaspor zhvilloi ndaj Antaliaspor, duke i dhënë suksesin skuadrës së tij.

bandicam 2021-08-01 18-25-32-849

Në një sfidë ku te Koniaspor ai ishte titullar përkrah Bytyqit dhe Dacit, me Çekiçin i cili debutoi në pjesën e dytë të duelit, Çikalleshi ishte vendimtar në momentet e fundit të sfidës. Ai arriti të mposhte mbrojtjen kundërshtare kur regjistrohej minuta e dytë shtesë e sfidës, duke vulosur fitoren 1-0 të skuadrës së tij.

Goli i Cikalleshit me Koniasporin on Vidnews.

Një largim i topit nga një mbrojtës u ndal nga Çekiçi, duke u kthyer në asist për Çikalleshin i cili pasi shmangu ndërhyrjen e portierit, çoi sferën në rrjetë, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

PANORAMASPORT.AL



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/