VIDEO/ Kombinim perfekt me Falkaon, Balliu dhuron asist në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 19:33

VIDEO/ Kombinim perfekt me Falkaon, Balliu dhuron asist në La Liga

Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu është duke kaluar një moment spektakolar në La Liga me fanellën e Rajo Vajekanos.

falkao balliu

Shqiptari ishte protagonist në përballjen e sotme ndaj Kadizit, teksa në minutën e 44-t, dhuroi një asist fantastik nga e djathta për Falkaon, i cili nuk fali. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-1 në favor të Rajo Vajekanos.

Ky ishte asisti i parë në La Liga, për mbrojtësin shqiptar, i cili ka qenë titullar absolut në 6 sfidat e para të kampionatit, duke u shndërruar në një lider të mbrojtjes. Për sa i përket Falkaos, ky ishte goli i tretë në 3 ndeshje radhazi për bomberi kolumbian, i cili iu bashkua skuadrës spanjolle nga radhët e Gallatasarait.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"