VIDEO/ Kombinim perfekt dhe ekzekutim vrastar, goli i javës së 20-të u shënua në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 23:30

VIDEO/ Kombinim perfekt dhe ekzekutim vrastar, goli i javës së 20-të u shënua në kryeqytet

8 gola u shënuan në javën e 20- të të Kategorisë Superiores. Ndonëse shifër e ulët, sërish nuk munguan golat e bukur. Nga këta gola të kësaj jave mund të veçohet ai që Lorenco Vila i Teutës realizoi në portën e Tiranës.
VILAAA

Pasimin perfekt të Bregut nga mesfusha, Lorenco Vila e kontrollon fillimisht me gjoks dhe më pas direkt me të majtën e dërgon në rrjetë duke e bërë të pavlefshme daljen e portierit të Tiranës. Vlerësime merr edhe goli që shënoi Eraldo Çinari ndaj Kukësit, i cili pas një aksioni manual, pasimin e dhënë nga Asani fluturimthi e dërgon në rrjetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"