VIDEO/ Kombinim fantastik Nejmar-Mesi, shikoni golin e realizuar nga “Pleshti” në sfidën ndaj Lionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 21:35

VIDEO/ Kombinim fantastik Nejmar-Mesi, shikoni golin e realizuar nga “Pleshti” në sfidën ndaj Lionit

PSG-ja e mbylli në avantazh 0-1 sfidan ndaj Lionit, të vlefshme për javën e 8-të të Ligës 1 franceze.

nejmar mesi

Vetëm 5 minuta zgjati baraspesha në këtë përballje, teksa në minutën e 5-të, pas një kombinimi fantastik me brazilianin Nejmar, “Pleshti” Lionel Mesi, arriti të zhbllokonte sfidën duke kaluar në avantazh skuadrën e Galtier në këtë transfertë të rëndësishme.

Mesi goditi saktë me të majtën brenda zonës, pas asistim të Nejmar, duke e dërguar topin në cepin e portës. Vlen të theksohet se në minutën e 39-të, u regjistrua dhe një karton i verdhë i marrë nga Verrati.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"