VIDEO/ Kolaj spektakolar, lojtari shqiptar i shënon edhe Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 21:21

VIDEO/ Kolaj spektakolar, lojtari shqiptar i shënon edhe Juventusit

Sot janë luajtur edhe ndeshjet e kampionatit italian për 19-vjeçarët. Skuadra e Juventusit është ka arritur të marrë një fitore të pastër në fushën e Sasuolos me rezultatin 1 me 3.

aristidi-kolaj-primavera-sassuolo-770x385

Bardhezinjtë kaluan në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë. Ndërsa në pjesën e dytë ishte lojtari shqiptar Arisiti Kolaj ai i cili ngushton diferencat ndeshjes. Megjithatë rezultati përfundimtar u vendos në minutën e 81, kur Makoun shënon të tretin për bardhezinjtë.

Kolaj

Kujtojmë se Kolaj ka zhvilluar disa paraqitje të mira me skuadrën e Sasuolos ku veçohet paraqitja ndaj Romës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"