VIDEO/ “Kokë më kokë” me Ikardin, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhuron spektakël në kampionatin turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2023 | 20:29

VIDEO/ “Kokë më kokë” me Ikardin, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhuron spektakël në kampionatin turk

Ish-sulmuesi i Skënderbeut Ali Soue, duket se është abonuar me golin në futbollin turk, teksa ditën e sotme realizoi dopietën e dytë radhazi me fanellën e Anakaraguçu. 28-vjeçari nga Gambia, tundi 2 herë rrjetën në përballjen e sotme ndaj Istanbulspor, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 3-2.

soue

Soue shënoi golin e parë dhe të tretë për skuadrën e tij në minutat 10 dhe 53, duke u shndërruar në një bomber.

GOLAT

Me këtë dopietë, sulmuesi që shkëlqeu edhe në Superiore është ngjitur në kuotën e 9 golave, po aq sa Mauro Ikardi i Gallatasrait.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"