VIDEO/ “Koha për t’u zgjuar”, ultrasit e Tiranës shtangin në mes të natës Crvena Zvezdën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2020 | 15:14

VIDEO/ “Koha për t’u zgjuar”, ultrasit e Tiranës shtangin në mes të natës Crvena Zvezdën

Ultrasit e Tiranës “Fanatics” duan të bëjnë gjithçka që skuadra e tyre e zemrës t’ia arrijë të eliminojë Crvena Zvezdën në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve. Mbrëmjen e djeshme, një pjesë e tyre ndezën fishekzjarre në afërsi të hotelit ku është akomoduar skuadra serbe.
Tirona Fanatics koreografia ne derbi
Ngjarjen e kanë përcjellë vetë “Fanatics”-at në faqen e tyre zyrtare duke ironizuar me fjalinë “Time to wake up!” (Koha për t’u zgjuar!).

Pavarësisht se sfida do të luhet pa praninë e tifozëve, është e vështirë që të frenohen emocionet e këtij takimi.

Time to wake up! ?

Posted by Tirona Fanatics on E hënë, 24 August 2020

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"