VIDEO/ Klop zbulon sekretet e karantinës së tij: Nuk dal nga shtëpia dhe kërcej si Çembërlein

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 20:49

VIDEO/ Klop zbulon sekretet e karantinës së tij: Nuk dal nga shtëpia dhe kërcej si Çembërlein

Njëzetepesë pikë përpara Mançester Sitit, vetëm 6 pikë larg titullit kampion. Dëmin më të madh ndërprerja e kampionatit ja ka bërë Liverpulit, që po i drejtohej titullit të parë kampion pas 30 vitesh. Trajneri i “Reds”-ave, ka lëshuar një mesazh për të mbajtur të karikuar skuadrën me kampionatin që është ndërprerë të paktën deri më 30 prill për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

kLOP

Në një mesazh drejtuar tifozëve të klubit, gjermani bën thirrje për solidarizim “E vetmja mënyrë për ta rikthyer futbollin sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse kjo është ajo çka njerëzit duan, është se sa më shumë të disiplinuar të tregohemi aq më shpejtë hap pas hapi jeta do t’i rikthehet normalitetit. Nuk ka askush një zgjidhje tjetër në këtë moment.

Duhet të tregohemi të disiplinuar dhe ruajmë distancën nga njerëzit e tjerë. Në këto momente unë kam të njëjtat probleme që ka çdo person në botë. Ka shumë njerëz me probleme më të mëdha sesa të miat dhe do të më vinte turp nëse unë do të flisja për ‘problemet’ e mia. Unë jam shumë mirë për momentin, por sigurisht që jam i shqetësuar për situatën përreth. Kemi folur me video me skuadrën.

Djemtë janë shumë të përkushtuar dhe në gjendje të mirë psikologjike. Atmosfera është në rregull. Unë nuk po e kaloj kohën e lirë si Milner që preu barin, por kam bërë kërcimin e Çembërleinit. Dhe nuk isha edhe aq keq sa ju ndoshta mendoni. Është e rëndësishme në këto kohë, që ne të tregojmë se e marrim seriozisht këtë situatë, por jemi qenie njerëzore.

Ti duhet të ruash gjendjen tënde të mirë psikologjike, por edhe të personave të tjerë. Për momentin ne jemi në shtëpi dhe kur je në shtëpi nuk mund të bësh diçka jashtë për të ndihmuar komunitetin. Nuk jemi punonjës të shëndetit apo të supermarketeve”.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"