VIDEO/ Klop thumbon Murinjon: Luan vetëm duke u mbrojtur, tek Liverpuli kjo nuk pranohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 18:48

VIDEO/ Klop thumbon Murinjon: Luan vetëm duke u mbrojtur, tek Liverpuli kjo nuk pranohet

Pas mbylljes së derbit të Anglisë, me rezultatin e bardhë 0-0, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, nuk e ka lënë pa kritikuar kolegun e tij tek djajtë e kuq, Hoze Murinjon.

klopp

“Mançesteri  erdhi për një pikë në Anfilld dhe e mori. Tek Liverpuli kjo lojë është e papranueshme, por për Mançesterin është OK. Patëm dy apo tre raste të mira, por De Gea bëri pritje të mrekullueshme. Kur luan ndaj një kundërshtari kaq mbrojtës, nuk krijon dot shumë raste”, – deklaroi Klop.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"