VIDEO/ Klop i nervozuar pas sfidës, refuzon t’i përgjigjet gazetarit: Flas nëse ma bën kush tjetër pyetjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 0:08

VIDEO/ Klop i nervozuar pas sfidës, refuzon t’i përgjigjet gazetarit: Flas nëse ma bën kush tjetër pyetjen

Jurgen Klop e ka përjetuar shumë keq humbjen e skuadrës së tij me shifrat 3-0 përballë Ullvërhempton. Në përfundim të sfidës, trajneri i Liveplit, ishte i nervozuar edhe në konferencën për shtyp.

Capture

Ai refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarit Xhejms Pirs të “The Atheltic”, për faktin e thjeshtë se pretendon që mbulimi i Liverpulit nga ai, nuk pasqyron realitetin dhe kritikat janë të ekzagjeruara.

“Është shumë e vështirë të flas me ty, nëse do të jem 100% i sinqertë. Do të preferoja të mos e bëja një gjë të tillë. Ti e di përse, për të gjithë gjërat që ke shkruar. Ndaj nëse dikush tjetër dëshiron të bëjë atë pyetje, unë do të përgjigjem, përndryshe jo”, tha trajneri i cili më pas u përgjigj kur një gazetar nga salla tha se dëshironte të bënte të njëjtën pyetje si kolegu i tij, mbi arsyet pse skuadra pësonte kaq shpejt gola dhe e kishte të vështirë të reagonte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"