VIDEO/ Klop i emocionuar dhe i prekur: Nuk mund t’i mbaja dot lotët kur pashë mjekët teksa këndonin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 0:26

VIDEO/ Klop i emocionuar dhe i prekur: Nuk mund t’i mbaja dot lotët kur pashë mjekët teksa këndonin…

Bota është duke u përballur me një situatë shumë të vështirë së fundmi, për shkak të Koronavirusit. Së fundmi një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihen disa mjekë që këndojnë një zëri: “Ju kurrë nuk do të ecni vetëm”, pikërisht siç është edhe kënga e tifozëve të Livepulit.Klopp1

Nga kjo është prekur padyshim shumë Jyrgen Klop, i cili ndonëse e ka dëgjuar shumë në stadium, përsëri nuk i ka mbajtur dot lotët kur pa edhe mjekët të këndonin atë. “Ishte diçka e shkëlqyer. Pashë videon në spital ku këndonin: ‘Ju kurrë nuk do të ecni vetëm’, e kisha të pa mundur të mbaja lotët dhe nisa të qaja.

Është diçka e jashtëzakonshme, kjo tregon gjithçka. Mjekët janë në rrezik të vazhdueshëm teksa ndihmojnë pacientët dhe njerëz të ndryshëm në mënyrë të pavarur.

Unë i admiroj ata dhe i vlerësoj maksimalisht. Me të vërtetë nuk ndaloja së pari videon, duke e përsëritur disa herë.”, u shpreh Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"