VIDEO/ Klasike për “infarkt”, Vllaznia mposht Tiranën me gol në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:59

VIDEO/ Klasike për “infarkt”, Vllaznia mposht Tiranën me gol në frymën e fundit

Klasike dramatike ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës, e cila u vendos nga goli në minutën e 97-të nga ana e futbollistit Dunga, i cili ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Vllaznia festa

Plot 5 gola të shënuar dhe shumë spektakël si dhe momente paniku në fushën e lojës. Në fund ishin vendasit ata që shpërthyen në një festë të çmendur.

marku herald (1)

FT: VLLAZNIA-TIRANA 3-2

Marku 28′ (p), 50′, Dunga 90+7′  / Muçi 47′, Sasraku 63′

KOMENTI LIVE: 

90+7′ GOOOOL VLLAZNIA 3-2/ Fund dramatik në “Loro Boriçi”. Dunga ndëshkon ish-skuadrën e tij dhe i siguron 3 pikë të arta shkodranëve. Pas krosimit të Isaevskit, sulmuesi ka dërguar topin në rrjetë. 

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

87′ Mundësi e artë për Tiranën me Muçin, por talenti bardheblu nuk arrin të koordinohet siç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një shans të artë.

85′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Da Silva, vendin e tij e merr Ardit Hoxhaj.

75′ Ndizet sfida, skuadrat në kërkim të golit të avantazhit.

73′ Dy zëvendësime te Tirana, largohen Gamfi dhe Toli në fushë Vrapi dhe Nuriu.

67′ Momente paniku, Gamfi largohet me ambulancë nga fusha pas një rënie të frikshme gjatë një dueli ajëror.

63′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Dilaver, vendin e tij e merr Dunga.

63′ GOOOOL TIRANA 2-2/ Gafë e portierit Zogoviç, i cili nuk e llogarit mirë daljen! Sasraku vendos baraspeshën duke përfituar mjaft mirë nga dhurata e portierit të skuadrës shkodrane. 

60′ Adili, Gurishta dhe Batha ndëshkohen me kartonë të verdhë.

58′ Eni Imami provon të ndëshkojë ish-skuadrën, gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat.

54′ Pranë golit të dytë Tirana me Halilin, por topi i tij largohet pranë vijës fatale nga Adili.

52′ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

50′ GOOOOL VLLAZNIA 2-1/ Zgjat vetëm 3 minuta barspesha, Herlad Marku, realizon me një predhë nga distanca duke shtngur portierin bardheblu Bekaj dhe duke e dërguar topin në cepin e portës. 

48′ Pranë golit të dytë Vllaznia me Imerin, gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

47′ GOOOL TIRANA 1-1/ Super aksion i bardhebluve. I mjaftojnë vetëm disa sekonda talentit Muçi për të vendosur baraspeshën. 

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

43′ Shtylla i mohon golin Grent Halilit. I pafat sulmuesi i Tiranës. Pas harkimit të Tolit, Halili ka gjuajtur me kokë shumë pranë vijës fatale, teksa ka gjetur shtyllën e majtë pingule.

31′ Provojnë të kundërpërgjigjen kampionët me Muçin dhe Sasrakun, por pa rezultat. Bardheblutë kërkojnë edhe 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

28′ GOOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Herald Marku tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon në avantazh shkodranët. 

27′ Penallti për Vllazninë, e fiton Da Silva, pas pengimit nga futbollisti Najdovski. Gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë. Shkodranët kërkojnë karton të kuq!

21′ Harkim i rrezikshëm nga e djathta, vendimtare ndërhyrja e Tolit, që ka larguar topin në këndore. Mbrapa tij ishte Da Silva që po priste të përfitonte.

18’ Minuta mjaft të mira për skuadrën e Vllaznisë, e cila kanë në zotërim topin dhe provon të mbajë në presion të vazhdueshëm Tiranën, e cila e ka përqendruar lojën e saj te kundërsulmi. Ende asnjë rast flagrant në portat respektive.

15′ Vllaznia provon të rrezikojë me një goditje dënimi, por harkimi i Imerit, ishte i gabuar, duke u larguar nga futbollistët e Tiranës.

7′ Më kërkues shkodranët në këto minuta, që kërkojnë të marrin frenat e lojës në dorë.

4′ Marku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

3′ Najdovski për pak sa nuk shkakton autogol. Topi i devijuar nga mbrojtësi maqedonas shkon në goditje nga këndi.

1′ Ka startuar klasikja e futbollit shqiptar.

FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç.

Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Najdovski, Ismajlgeci, Batha, Giamfi, Muçi, Danso, Halili, Sasraku. Trajner: Nevil Dede.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"