Video / Kili në gjysmëfinale pasi masakron 7-0 Meksikën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2016 | 10:56

Video / Kili në gjysmëfinale pasi masakron 7-0 Meksikën

Eduardo Vargas ishte protagonisti absolut i kualifikimit të Kilit në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, duke shënuar 4 gola në suksesin e thellë 7-0 ndaj Meksikës.

Kili kishte shfaqur shumë probleme deri në këtë pikë të turneut dhe pakkush mendonte se mund të përsëriste suksesin e një viti më parë, kur fitoi trofeun. Për më tepër, në çerekfinale kishte përballë Meksikën e cila regjistronte një seri prej 22 ndeshjesh pa humbje radhazi.
Por fusha e lojës tregoi plotësisht të kundërtën dhe Kili e kishte shumë të thjeshtë të siguronte biletën për në gjysmëfinale. Rrugën e rrjetës në këtë ndeshje e gjetën edhe Puk (2 gola) dhe Sançez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"