VIDEO/ Kieza nuk mjafton, Interi thyen Fiorentinën dhe vazhdon ecurinë pozitive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 23:29

VIDEO/ Kieza nuk mjafton, Interi thyen Fiorentinën dhe vazhdon ecurinë pozitive

Interi vazhdon të ruajë ecurinë e mrië pozitive që ka arritur këto javët e fundit, dhe në ndeshjen e sotme ndaj Sampdorias, fitoi me shifrat 2-1. Takimi i javës së gjashtë, u vendos nga golat e Ikardit me penallti, në të 45-tën, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, talenti i klubit vjollcë, Federiko Kieza barazoi shifrat, edhe pas një devijimi të Shkrinjar.

inter

Gjithsesi, një pakujdesi në mbrojtjen e Fiores, bëri që Ikardi dhe D’Ambrosio të silleshin si të donin në zonën kundërshtare, dhe argjentinasi shërbeu në fund, me mesfushorin që nuk mund të gabonte nga pak metra larg portës.

Në fund, Interi mori 3 pikë të tjera, dhe barazon Fiorentinën në kuotën e 10 pikëve, dhe tashmë ngjitet në zonën europiane të renditjes, pas nisjes jo të mirë që i bëri kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"