VIDEO/ Kielini çmend rrjetin me veprimin e fundit në MLS, mbrojtësi italian kthehet në “volejbollist” për të shpëtuar skuadrën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 15:46

VIDEO/ Kielini çmend rrjetin me veprimin e fundit në MLS, mbrojtësi italian kthehet në “volejbollist” për të shpëtuar skuadrën e tij

Xhorxhio Kielini është kthyer në protagonistin absolut të skuadrës së tij Los Anxhelos FC në fitoren me shifrat 1-4 ndaj Real Salt Lejk.

768678

Në minutën e 69-të të sfidës mbrojtësi italian ndali një kundërsulm të skuadrës vendase me anë të një kërcimi duke bllokuar topin me të dyja duart si të ishte një volejbollist.

Veprimi i veteranit italian u ndëshkua me karton të verdhë nga ana e gjyqtarit me komentuesit në rrjetet sociale që kanë theksuar faktin se Kielini do të bëjë gjithçka që skuadra e tij të fitojë qoftë kjo dhe kundër rregullave.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"