VIDEO / Kesi kundër Gomis, një 11-metërsh për të shkruar historinë e një kontinenti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 15:10

VIDEO / Kesi kundër Gomis, një 11-metërsh për të shkruar historinë e një kontinenti

Milan-Spal, përveçse Serisë A, i shërbeu edhe kontinentit afrikan për të shkruar një copëz histori. Në fakt, gjatë sfidës së djeshme, për herë të parë në kampionatin italian, u ekzekutua një 11-metërsh ku si goditësi, ashtu edhe portieri, ishin të dy me origjinë afrikane.

kesi gomis

Ndodhi në minutën e 61-të, kur Kesi ekzekutoi saktësisht nga pika e bardhë përballë Gomis, i cili është titullar në këtë sezon te Spal. Teksa Kesi është nga Bregu i Fildishtë dhe luan me kombëtaren e vendit të tij, Gomis vjen nga Senegali por ka zgjedhur të përfaqësojë Italinë, të paktën në përfaqësueset e moshave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"