VIDEO/ “Kështu nuk na tremb as Champions League”, Osmani tregon objektivin e Tiranës: Kemi pretendime për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 22:32

VIDEO/ “Kështu nuk na tremb as Champions League”, Osmani tregon objektivin e Tiranës: Kemi pretendime për…

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani, ka qenë ndër ata që kanë marrë mikrofonin për të përshëndetur  tifozët e shumtë të mbledhur në koncertin festiv me rastin e fitores së titullit kampion. Një fjalim i shkurtër, por domethënës, pasi tregonte edhe objektivin e qartë të bardhebluve, të cilët synojnë grupet e Ligës së Konferencës.

osmani

“Ndjehem mirë kur shikoj tifozerinë e bashkuar, kështu duhet të vazhdojmë. Sepse ne këtu jemi të bashkuar dhe ndjehemi mirë, po të jeni edhe ju të bashkuar… Unë me gjithë stafin, profesorin dhe presidentin, kemi pretendime për Conference League. Por po të jemi të bashkuar kështu, nuk na tremb as Champions League”, tha Osmani duke marrë duartrokitjet e tifozëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"