VIDEO/ Kërçiku provon një profesion tjetër, shikoni si këndon mbrojtësi para shokëve të ekipit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 17:09

VIDEO/ Kërçiku provon një profesion tjetër, shikoni si këndon mbrojtësi para shokëve të ekipit të ri

Dorian Kërçiku ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë merkato janari, teksa vendosi të largohet nga Tirana dhe kaloi te rivalët e përjetshëm të Partizanit.kerciku

Mbrojtësi si fillim u bashkua me Bylisin, por më pas ndërroi mendje dhe u largua nga ballshiotët, për të vazhduar karrierën te “Demat”. Lojtari shpreson që të ketë sukses në këtë aventurë të re, duke arritur edhe objektivat e klubit aktual.

Ashtu siç ndodh me të gjithë lojtarët e ri kur bashkohen me një skuadër, që këndojnë përpara shokëve të ekipit, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Kërçikun.

Ky i fundit është detyruar të këndojë përpara shokëve të ekipit, teksa këndon këngën: “Hej goce ca po bën, hajde mos u bëj ti pishman”.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"