VIDEO/ Kërcasin stolat kokës në Laçi-Tirana, rikthehen skenat e dhunës në stadiumet shqiptare
Rikthehet dhuna në stadiumet shqiptare, në ndeshjen Laçi-Tirana ku përfundoi me rezultatin 1-0 për kurbinasit falë golit të Regi Lushkjes me penallti. Ndeshja ishte e vlefshme për takimin e fundit të javës së 13-të në Kategorinë Superiore, ku shihen se dy tifozeritë kanë krijuar skena dhune.
Të dyja tifozeritë filluan duke goditur njëri-tjetrin me stola, ku nuk munguan dhe personat që donin të hiqnin barrierën e hekurit që ndan dy anët e tifozerisë.
E gjitha kjo ndodhi në 10 minutat përpara përfundimit të pjesës së parë ku ndeshja ishte me shifrën e bardhë 0-0, ku nga pamjet shihen sesi dy palët nuk ndalnin goditjet mes tyre.
Një akt i shëmutar ku përsëri rikthehen aktet e dhunës në ndeshjet e kampionatit dhe stadiumet shqiptare.
PANORAMASPORT.AL